Aktualitet

Komisioni i Ligjeve dëgjon 3 kandidatët për anëtarë të Kushtetueses

Shkruar nga Liberale
Komisioni i Ligjeve dëgjon 3 kandidatët për anëtarë

Komisioni i Ligjeve ka thirrur sot në një seancë dëgjimore tre kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të shpallura nga Kuvendi.

Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji si dhe Elsa Toska do t’i përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Komisionit.

“Përvoja e gjatë e imja do më ndihmoje në punën time për të çuar me tej të drejtën kushtetuese. Nk kam qene asnjehere e angazhuar ne ndonje parti politike apo grupim politik”, tha Arta Vorpsi.

Ndërsa kandidatja Elsa Toska u shpreh se eksperienca e saj është e fokusuar tek e drejta kushtetuese.

“Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të orientohet tek respektimi i të drejtave të njeriut, në forcimin e legjitimitetit në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të behet neutralizuese e debateve kushtetuese politike. Objektivat sipas meje që duhet të ketë kjo gjykatë, do jenë në krijimin e një jurisprudence të re postreformë. Ligji për Gjykatën Kushtetuese u ndryshua gjatë reformës në drejtësi, është ndër më të mirët dhe besoj se do i përgjigjet sfidave për të ardhmen në çështjen e të drejtave të njeriut dhe çështjeve kushtetuese", u shpreh Toska. /Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1098190,1098191"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH