Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka zgjatur afatin e Komisionit Hetimor i cili po heton veprimtarinë e presidentit, Ilir Meta për qëndrimet e tij mbi shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Shtyrja e afatit u votua me 103 vota pro.
Komisioni Hetimor ka shtyrë veprimtarinë e tij edhe për dy muaj të tjerë, por arsyeja e tij nuk dihet. /Gazeta Liberale