Aktualitet

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK: Të shkarkohet Hajdarmataj

Shkruar nga Liberale
Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK: Të shkarkohet Hajdarmataj

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, konfirmimin në detyrë, të Besim Hajdarmataj.

Komisioneri Publik kërkon të vendoset shkarkimi nga detyra i Besim Hajdarmataj, pasi vendimi për konfirmimin në detyrë është i cenueshëm dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Ky i fundit mban detyrën e  prokurorit pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH