Aktualitet

Komisioneri për Zgjerimin: Çelja e negociatave në pranverë

Shkruar nga Liberale
Komisioneri për Zgjerimin: Çelja e negociatave në pranverë

Ministrat e Jashtëm të BE u takuan sot në Bruksel, ku ndër të tjera u diskutua edhe për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi u shpreh se sheh mundësinë e çelje së negociatave me të dy vendet në pranverën e 2020.

“Ky është takimi i parë që unë jam i pranishëm si Komisioner i Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Mirë. Ishim në një mëngjes pune me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Biseda me ta ishte inkurajuese. Mund të përparojmë dhe të korrigjojmë gabimin e muajit tetor dhe besoj se do të jemi gati për të nisur negociatat e anëtarësimit me të dyja vendet që në pranverën e ardhshme”, tha Várhelyi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH