Aktualitet

Komisioneri për Zgjerim Varhelyi bisedë me Bashën

               Publikuar në : 16:56 - 26/03/20 liberale

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi njofton se ka zhvilluar sot një bisedë me liderin demokrat Lulzim Basha, temë e së cilës ka qenë hapja e mundshme e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme, sot bisedova me liderin e PD në Shqipëri Lulzim Bashën, për rëndësinë që ka për Shqipërinë hapja e negociatave me BE-në. Ne ramë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron përkrah Shqipërisë në shtet-ndërtim dhe në luftën e vazhdueshme ndaj koronavirusit”, thuhet në reagimin e komisionerit për Zgjerim Varhelyi në “Twitter”. /Gazeta Liberale

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back