Aktualitet

Komisioneri për Zgjerim: Negociatat me BE para Samitit të Zagrebit

Shkruar nga Liberale
Komisioneri për Zgjerim: Negociatat me BE para Samitit të Zagrebit

Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi ka thënë në konfernecën për shtyp me kryeministrin Rama është shprehur se kanë gati platformën dhe metodologjinë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndër të tjera, ai ka thënë se po punohet që negociatat të hapen pata Samitit të Zagrebit.

"Zgjerimi dhe BP është prioritet. Dëshirojmë që të kemi më shumë ndikim dhe influencë. Dëshirojmë të jemi partner i rëndësishëm me rajonin. Do të punoj fort me ju që kjo gjë të bëhet realitet. Ne vazhdojmë të konsiderojmë Shqipërinë si një shtet që është gati. Ne do të punojmë fortë që kjo të bëhet e tillë përpara samitit të Zagrebit. Komsioni do të ketë në tre drejtime. E para do të bëhet këtë muaj për metodologjinë e negociatave, Fakti që nuk u hapën negociatat pasi kishte disa shqetësime. Ne po punojmë me miqtë tanë që të gjejmë një zgjidhje që të krijojë një shans të ri. Me këtë metodologji do të krijojmë një qasje me 4 parime bazë.

Procesi duhet të jetë më i besueshëm më politik dhe më i parashikueshëm. Është përparësi. Po përpilojmë një propozim.

E dyta është që të kemi mundësinë të fillojmë negociatat këtë vit përpara Samitit të Zagrebit.

E treta është Samitit i Zagrebit ku shpresojmë që do të flasim për zhvillimin ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Në mënyrë që këto vende të jenë pranë BE. Të vazhdohen reformat që po kryhen. Me vendosmëri. Do të kërkohen edhe reforma më dinamike.

Duhet ta bëjmë së bashku. Unë do të flas edhe me opozitën që këtë ta bëjmë sukses. Ta përdorim këtë si një sukses të na mbështesin. Procesi i vettingut i ka krijuar vendosmëritë. Mirëpres marrëveshjen e djeshme për Zgjedhoren. Janë lajme të mira. Por kemi sfida para. Të luftojmë krimin e korrupsionin të sigurohemi që ka një shtet të së drejtës dhe të vazhdojmë të mbështetemi në këtë aspekt," tha Oliver Varhelyi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH