Aktualitet

Komisioneri i BE, porosi Ramës: Në ndërtimet e reja përfshini edhe...

Shkruar nga Liberale
Komisioneri i BE, porosi Ramës: Në ndërtimet e reja

Komisioneri i ri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama në qytetin e Durrësit, ku është folur për situatën pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.

Janez Lenarčič ka thënë se ndodhet në Shqipëri është për të treguar solidaritet dhe mbështetje.

“Prania ime tregon solidaritet. Synimi është që Shqipëria të mos ndjehet se këtë situatë do e kalojë vetëm. Kemi një angazhim të fortë e solid për të bërë gjithçka që është e mundur në këtë situatë të vështirë”, tha ai.

Teksa ka dëgjuar nga kryeministri të dhënat e fundit lidhur me bilancin e dëmeve dhe planin për rindërtim në zonat e shkatërruara, ai ka dhënë një porosi, duke tërhequr vëmendjen për kujdes.

“Do t’ju inkurajoja që të shihnit këtë pjesë të rindërtimit në një këndvështrim më të gjerë duke përfshirë edhe përmirësime në fushën e parandalimit dhe parapërgatitjes, dikur dhe do Zoti sa më larg të jetë e mundur por do të ketë tërmete”,- tha ai./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH