Aktualitet

Komisioneri i BE: Marrëveshja për Zgjedhoren, një arritje e madhe

               Publikuar në : 22:34 - 05/06/20 liberale

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, reagoi pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Varhelyi shkruan në Twitter se ky është një hap i madh përpara në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Marrëveshja e sotme për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës arritën në këtë pikë. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj evropiane”, shprehet Varhelyi.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back