Aktualitet

Komision hetimor për dosjet e UÇK/ Firmosin 18 deputetë socialistë

               Publikuar në : 19:19 - 25/11/20 liberale

Tetëmbëdhjetë deputetë socialistë kanë hedhur firmat për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, i cili do të verifikojë gjithçka ka ndodhur në Shqipëri, pas miratimit të rezolutës nga KiE iniciuar nga senatori zviceran Dick Marty, ku ngrihej pretendimi se në territorin shqiptarë UCK kishte kryer trafik organesh.

Firmëtarët e kësaj kërkese kërkojnë ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimit të një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të Dick Martyt, nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve në ndihmë të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UCK-s në territorin e republikës të Shqipërisë.

Top Channel ka mësuar se menjëherë pas ngritjes të këtij komisioni në seancën plenare të 3 dhjetorit, do të kërkohet një dosje me 6 fashikujt hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme e kaluar EULEX në Kosovë në Qershor të vitin 2014.

Në përfundim të punës Komisioni i posaçëm parlamentar duhet të paraqesë një raport e hartojë një projekt rezolutë për parlamentin.

 

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back