Sport

Komentatori shqiptar flet për mediat serbe: Jam tifoz i Zvezdës

Shkruar nga Liberale
Komentatori shqiptar flet për mediat serbe: Jam tifoz i Zvezdës

Komentatori shqiptar i sportit Kosta Grillo, i cili humbi punën e tij dy vjet më parë për shkak të simpatis të shpehur hapur për kombëtaren serbe në Kupën e Botës, foli për ndeshjen e ardhshme mes Tiranës dhe Yllit të Kuq.

Grillo zbuloi se ata ende nuk po flasin për Zvezdan në Tiranë, sepse ata ende po festojnë triumfin kundër Dinamos në Tbilisi.

“Unë mendoj se Ylli i Kuq do të flitet nga sot në Shqipëri. Mediat sportive nuk po merren me të për momentin. Vetëm trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, komentoi për ndeshjen, ai tha se Zoti është me ta”, tha Grillo për Novosti."

Shqiptari zbulon se lojtarët e Tiranës do të marrin shpërblime të mëdha nëse arrijnë të eleminojnë Crvenan.

“Presidenti i klubit Refik Halili premtoi 100,000 dollarë për ekipin, nëse fitojn me Dinamon. Kjo ishte para ndeshjes, dhe unë jam i sigurt se do të dyfishohet për një fitore të mundshme kundër Zvezda”, zbulon Grillo.

Grillo nuk e fsheh se është një tifoz i madh i Yllit të Kuq dhe thekson se nuk do të jetë e lehtë për të të vendosë se kë do të mbështesë në Tiranë.

“Unë e dua Dule Saviçin dhe kjo është arsyeja pse unë e mbështes Zvezda. Brezi im në Shqipëri donte të shikonte futboll, basketboll apo volejboll kur luanin ekipe nga ish-Jugosllavia”, thotë Grillo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH