Analizë

KOMENT nga Zef Ndreka: Loja dhe rezultati i trukuar i trekëndëshit...

Shkruar nga Liberale
KOMENT nga Zef Ndreka: Loja dhe rezultati i trukuar i trekëndëshit...

Ka mbi 30 vite që Edi Rama ne pushtete të ndryshme si kryetarë i Bashkisë Tiranë e më pas kryetarë i PS-së dhe Kryeministër i Shqipërisë, ka patur rezultate si lider pa shpalosur asnjëherë programe elektorale. Asnjë shqiptarë, asnjë votues nuk ka parë e lexuar asnjë rresht për çfarë e si do të do të bëhet Tirana dhe Shqipëria.

Në daljet e tij publike elektorale, Edi Rama është parë dhe mbahet mend më sëpatë, me megafon, me timon, me logo sfiduese fotosh me vjetërsirat politike, gjithnjë duke qenë cinik dhe ofendues, sidomos ndaj opozitës.

Edi Rama gjithnjë ka punuar për shkatërrimin e opozitës, asnjëherë për të ndërtuar një Shqipëri normale europianiste.

Me mjeshtëri prej dinaku apo trashëguesi tipik të zgjatimeve komuniste, ai arriti ti ofrojë shqiptarëve vetëm grupimet brenda trekëndëshit, duke i bërë reklamë Berishës dhe Metës si humbësa të përjetshëm. Kjo, sigurisht bëhet për të polarizuar elektoratin, për ti mbajtur humbës dhe përballë në kënetën apo moçalin ku luajnë.

Por çfarë taksirati kanë shqiptarët të shikojnë këto kufoma politike që mbajnë peng politikën dhe vendin?!

A nuk mund të mendojnë një herë të vetme shqiptarët e të braktisin përfundimisht këtë klasë të vjetër që mjelin si lojën sëbashku Shqipërinë dhe shqiptarët?!

A ka ardhur momenti që shqiptarët ta shikojnë një herë ftohtë ardhmërinë e tyre pa Berishën, Metën dhe Ramën?!Koha jo vetëm ka ardhur, por është tejkaluar.

Alternativat për shqiptarët janë të hedhur në garë. Megjithëse të cunguar në media oligarkësh, në para dhe mbështetjen e shfaqur enkas në elektorat.

Shqiptarët gjithnjë e më shumë shikojnë lidhjet e ngushta të pengmarrësve të politikës. Shikojnë të gënjyer lojën dhe rezultatin e trukuar, marrëveshjet mes liderëve të trekëndëshit të Bermudës shqiptare për të groposur një herë e mirë logon e PD-së, flamurin e saj.

Sigla e Partisë Demokratike i tërbon ato, i verbon. Ndaj edhe e kanë tjetërsuar dhe e kanë bërë kopje me mollën ruse. Ato e dijnë mirë se në politikën shqiptare janë të hipotekuara aksionet e perëndimit në PD-në e Shqipërisë. Ashtu siç çdo demokrat ka aksionet e veta dhe nuk duhet ti humbasë.

SHBA-të kanë kontribuar dhe financuar në luftën kundër komunizmit në Shqipëri dhe ndikuan që PD-ja të lind si parti pro-perëndimore, pro atlantike.

Ndaj, shqiptarët, demokratët dhe mbështetësit e tyre do ta votojnë dhe do të votojnë ndryshimin gjithnjë në funksion të ecjes drejt Europës në bashkëpunim me partnerët perëndimorë.

Nuk mund të jesh edhe demokrat edhe anti perëndimor, anti europian e antiamerikan. Loja e Berishës dhe trafikimi i elektoratit drejt një partie tjetër të majtë dhe mafioze e vërteton këtë. Ato kanë krijuar frontin antiamerikan.

Ky front anti-euroatlantik është në te drejtën dhe betejën e tij. Fatkeqësia mbetët mbështetja që për interesa personale pushteti iu bëhet nga Kryeministri Rama, i cili me dashje apo jo është bashkëpunëtor me to në këtë front.

Të gjithë e kujtojnë kohën kur PD ka lindur si parti perëndimore.

Në qelizat e saj kjo parti është dhe do të mbetët pro atlantike, pro perëndimore, pro amerikane.

Devijimi nga këto kushte e shpërbën këtë parti, ashtu siç u mundua dhe bëjnë përpjekjet Berisha-Metaj të mbështetur nga Rama.

Këtë duhet të kuptojnë dhe ta kenë të qartë shqiptarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH