Aktualitet

KOMENT nga Red Varaku: Përse e eliminuan SHBA-të Edi Ramën?

Shkruar nga Liberale
KOMENT nga Red Varaku: Përse e eliminuan SHBA-të Edi Ramën?

Red Varaku

Ngritja e akuzës kundër Edi Ramës nga Drejtësia Amerikane, ku ai akuzohet për një komplot politik kundër opozitës me qëllim asgjësimin e saj, nuk është gjë tjetër vetëm se një vendim i qartë i Amerikanëve për ta vrarë politikisht Edi Ramën .

Kjo është një akuzë fatale ,sepse përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI , çka përbën një krim federal ,ai akuzohet se ka minuar demokracinë përmes përpjekjes për të asgjësuar opozitën, duke bllokuar mekanikisht dhe në mënyrë kriminale rrotacionin e pushtetit në 25 prill.

Përpjekja për të minuar demokracinë është akuza më e rëndë aq më tepër për një kryeministër. Më lart se kjo akuzë qëndron vetëm akuza për genocid mbi opozitën, kështu që më shumë se kaq nuk ka se si të thuhet më nga Drejtësia Amerikane.

Kështu ai është sot kryeministri më i goditur nga Amerikanët pas Sllobodan Millosheviçit.

Por, kjo goditje në fakt nuk është një goditje që ka lidhje thjesht me këtë moment ku demokracia shqiptare është në zgrip të plotë, por është mbushja e kupës me aktet antipolitike të Ramës, objektivi i të cilave ka qenë prej fillimit asgjësimi i demokracisë.

Angazhimi i tij i drejtpërdrejtë në një komplot kundër demokracisë me marrëveshjen e vitit 2008 dhe protagonizmi i tij në materializimin e një pazari politik në 2013, ku atij iu dhurua haptazi pushteti në këmbim të pengimit të drejtësisë për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën , janë thika pas shpine për projektin Amerikan për demokratizimin e vendit tonë, të cilat nuk do t’i falen kurrë dhe për të cilat do të paguajë shumë shtrenjtë .

Për Amerikanët ai ishte kthyer në hallkën kryesore të mekanizmit që ka bllokuar sistemin tonë politik prej iluzionit të “rrotacionit” të shëmtuar të 2013 e deri më sot duke e përdorur kështu pushtetin dhe shtetin në funksion të axhendës dhe paktit të zi të tre personave ,interesi i vetëm i të cilëve është vetëm ruatja e shpinës së njëri-tjetrit.

Në këtë kuptim, zhgradimi i tij si partner i Amerikanëve dhe Perëndimit, largimi i tij nga politika dhe ndëshkimi i tij nuk lidhen vetëm me rastin McGonical. E gjitha kjo ofensivë kundër tij lidhet me të gjithë aktivitetin e tij politik, i cili është kthyer në aktivitetin agresiv më malinj në trupin e brishtë të demokracisë shqiptare. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH