Sport

Kombëtarja shqiptare “zbarkon” në Bjellorusi

Shkruar nga Liberale
Kombëtarja shqiptare “zbarkon” në Bjellorusi

Kombëtarja shqiptare ka arritur rreth orës 19:00 të së mërkurës në Bjellorusi, ku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë të vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

Skuadra dhe i gjithë delegacioni morën sot përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë rezultuan negativë, ndërsa më pas u bë edhe nisja nga Rinasi.

Zyra e shtypit në FSHF bëri me dije se me ekipin nuk udhëtuan Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismailaj.

Memolla e Ismailaj kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje.

Ata do të vazhdojnë terapinë në mënyrë që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH