Aktualitet

KOLONA E PESTË

Shkruar nga Liberale
KOLONA E PESTË

“Keni lexuar, në gazeta, mbi Kolonën e Pestë” tha Grant.

“Pra e dini, pak a shumë, se cdo të thotë.”

“Armiku mes nesh” murmuriti Tommy

Fragment nga romani Kolona e Pestë e Agatha Christie.

Nga Gjergj Hani

Pa më të voglin dyshim që procedurat janë themeli i drejtësisë mbi të cilin duhet të funksionojë demokracia. Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Ajo që ha diskutim, është konteksti në të cilin kërkohet aplikimi i procedurave. Shkëlqesia e Tij, zoti Gazmend Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, I mbështetur nga formimi I Tij juridik, e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Ai I njeh mirë procedurat, dhe pretendon aplikimin e tyre, duke i njohur vehtes tagrin e këtij pretendimi mëse të drejtë. Por ka një “kleckë” të vogël, po aq juridike, të cilën Shkëlqesia e tij e sheh të arsyeshme ta anashkalojë, duke u veshur kështu, petkun e së drejtës, detajeve të nxjerra përdhunshëm jashtë kontekstit. Shkëlqesia e Tij, e di fare mirë se; Në raste të jashtëzakonshme aplikohen masa të jashtëzakonshme që dalin nga konteksti I procedurës. Të përligjura këto të fundit, nga situata që nuk janë të zakonshme e normale. Qofshin këto, në jetën e një individi, partie, apo shteti. Natyrisht që reagimi I Shkëlqesisë së Tij, e të disa prej personazheve të veshur me petkun e deputetit, që po koagulohen rreth së “drejtës” së procedurës, e ka dhe gjen një shpjegim racional, që në gjenezën e kësaj krize. Pasi kjo krizë nuk erdhi si nevojë e brendshme e evolucionit të së djathtës shqiptare, por u shkaktua nga ndërhyrja amerikane me shpalljen non grata të zotit Berisha. Nuk mundem të anashkaloj këtë detaj, ndaj jam I detyruar të hap një parantezë të vogël, për ta lëxuar këtë të fundit sipas këndvështrimit tim. Për sa më takon, shpallja e Berishës non grata nga Departamenti I Shtetit, është një çështje që I takon Departamentit të Shtetit, që ka gjithë të drejtën e kësaj bote ta shohë e ta zgjidhë atë, ashtu sic I shkon për shtat interesave të SH.B.A – së. Për mua, Berisha është një figurë politike që e ka plotësuar ciklin e tij, duke lënë pas mina njerëzore e rrënoja sociale, që do të duan dekada të tëra për ti bonifikuar. Për të bërë një analizë shteruese të të gjithë veprës destructive të Berishës në kurriz të së djathtës, do të duheshin vëllime të tëra e net dimri. Ndaj, do të ndalem në një sintezë sipërfaqësore të tyren.
  • Viti 1993 kur deklaroi: Bashkëvajtjes e bashkëfajtorë. Term I cili vuri shenjën e barazimit mes krimit e viktimave të krimit.
  • Firmat piramidale të mashtrimit. Mbështetja e pakushtëzuar që u ofroi këtyre firmave kriminale që cuan vëndin në katastrofë ekonomike, sociale, e në jetë njerëzish, kostot e së cilës shqiptarët vazhdojnë ti paguajnë ende.
  • Politikat e Berishës në favor të kapjes e mbajtjes me cdo kusht të pushtetit si qëllim në vetvehte, ishin ato që futën për herë të parë në demokracinë e brishtë shqiptare fenomenin e tjetërsimit të vullnetit të votës ne zgjedhjet politike të vitit ’96.
  • Ligji 7501 që shpronësoi për herë të dytë e definitivisht pronarët e ligjshëm.
  • Përpjekjet e vazhdueshme e të arrirra, në kapjen e gjygjsorit, duke pamundësuar pavarsinë e pushteteve, si element kyc në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Gjë të cilën sivëllezërit e tij siamezë, sot në pushtet, e kanë këthyer në art.
  • Korrupsioni e abuzimi vrastar me Gërdecin.
  • Tentativa e tij e pastër për ta cuar vëndin në luftë civile ne ’97, me qëllimin e vetëm të ruajtjes së pushtetit të tij personal.
  • Marrveshja e tij me Ramën ne 2008, që solli si pasojë deformimin e demokracisë me listat e mbyllura e ndryshimet kushtetuese. Akt I cili u siguroi ushtrinë e bedelëve që I mbështesin në rrugëtimin e dhimbshëm për shqiptarët të këtij tranzicioni pa fund.
  • Imoraliteti I pastër politik, për të mos thënë prostitucioni politik, në aleancën e tij me LSI në favor të mbajtjes së pushtetit.
  • Mungesa totale dhe e qëllimshme, në mos zbardhjen e të vërtetave historike mbi krimet, dhe pasojat që solli diktatura komuniste në Shqipëri. Fakt I pamohueshëm në këtë aspect është refuzimi e mungesa e bashkëpunimit me autorin e veprës historike “Libri I Zi I Komunizmit Europian”.
  • Përcarja e dhunshme që I shkaktoi PDSH-së që nga momenti I shpalljes së tij non grata nga SH.B.A-të.
  • Sulmi I dhunshëm mbi shtëpinë e së djathtës me 8 Janar.
  • Dhe së fundmi, konseguenca e tij në rrugën e imoralitetit politik, në shkrirjen e pasuesve të tij me LSI-në dhe faktorizimin e komunistit Marko Dajti në zgjedhjet e fundit me firmën e jenicerit të tij Flamur Noka.
Pra, në këndvështrimin tim si I djathtë I spektrit konservator, çështja e shpalljes non grata, është thjesht pllaka e “Obeliskut të Zi” mbi varrin politik të shokut Berisha, dhe nën këtë dritë konceptesh, nuk arrij ti jap një shpjegim llogjik brockullave të Shkëlqesisë së Tij, zotit Bardhi, kur thotë se; Do të ulet të bisedojë me shokun Berisha! Do të bisedojë për cfarë? Pas gjithë këtyre sa kanë ndodhur, cfarë ka mbetur për të biseduar Shkëlqesia Juaj? Nuk kam dashur kurrë ta shoh historinë politike në terma armiq e armiqsorë. Kam kujtime të gjalla, të hidhura e të dhimbshme nga terma të tillë. Shoh varre të ditur e të pa gjetur ende, si pasojë e këndvështrimeve të tilla. E megjithatë, të gjitha këto janë aty. Në heshtje, e presin përgjigjie. E vërteta është aty, Shkëlqesia Juaj zoti Gazmend Bardhi. E ajo nuk pret radhë. Nuk kërkon kohë e sistem procedurash. Nuk pranon sofizma ligjshmërie procedurale. Ajo është mbi të gjithë Shkëlqesia Juaj. Sado që shumë si Ju, mundohen ti venë frerët e procedurës. Ajo ka qënë, është, e do të jetë gjithmonë e lirë. Qoftë dhe e vetme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH