Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për Beratin

Shkruar nga Liberale
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për Beratin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për të marrë prova shtesë për Beratin. Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste kërkoi nga Kolegji Zgjedhor që të rrëzojë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Beratit, duke i hapur kështu rrugën rivotimit.

Ndërkohë, sipas kalendarit, shqyrtimi i ankimimeve të partive në Kolegj do të vijojë, me Durrësin, Shkodrën, Tiranën dhe Korçën.

Më 21 maj KAS arriti në përfundimin se pas rinumërimit të 114 kutive të votimit në këtë qark, u ngushtua diferenca mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste me 58 vota, nga 77 që ishte kur KZAZ-të kishin shpallur rezultatin.

Më herët, KAS rrëzoi edhe kërkesën e këtyre dy partive për pavlefshmëri të rezultatit të 25 prillit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH