Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Berishën

Shkruar nga Liberale
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Berishën

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e “Foltores” për çregjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt në këto zgjedhje.

Duke lënë PD, logon dhe vulën e saj në dorën e Enkelejd Aliebaj. Alibeaj deri në mesnatë duhet të dorëzojë listën me kandidatët e 61 bashkive dhe atë për Këshillit Bashkiak.

Berisha duhet të provojë nëse do të ketë një shans në të ardhmen për të marrë në dorë PD, por për momentin ajo i mbetet Alibeajt.

Kolegji kështu i ka qëndruar vendimit të KAS. Kjo është hera e tretë që Berisha rrëzohet, me vetëm një fitore të vogël atë që njihet si “vendimi Zhukri”.

Kjo ishte mundësia e fundit e Berishës dhe tanimë kandidatët e “Foltores” do të mund të regjistrohen në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Palët edhe një herë shprehën argumentet e tyre për kërkesën drejtuar Kolegjit.

Ditën e sotme, palët shprehën argumentet e tyre për kërkesën drejtuar Kolegjit.

PD nuk ka asnjë akt gjyqësor ligjor që vërtetohet se përfaqësohet nga Sali Berisha. Madje nuk ka asnjë kërkesë drejtuar gjykatës për t’u regjistruar si kryetar i PD. Nuk mund te këtë tagrat e një subjekti zgjedhor. Duhet të hyjë si individ dhe jo si subjekt zgjedhor.” – tha Sefa.

“Kërkesë aspak e argumentuar me fakte. Solli në vëmendjen tuaj një historik. Berisha ka interes për përfaqësim, si i zgjedhur i PD. Kërkesa për moslegjitim bie. Çështja është gjykuar e përbashkët si nga KQZ edhe nga KAS” -u shpreh Nuraj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH