Koment

Bello -Bezhani në tangon e fundit në Hotel Tirana!

               Publikuar në : 12:00 - 10/02/20 Xh.Zekaj - S. Çollaku

Xh.Zekaj – S. Çollaku

Ju paralajmëruam përpara disa ditësh dhe beteja Bello-Bezhani nuk sjell asnjë të mirë, të gjithëve na intereson institucioni. Na duhet institucioni!
Sot, në hotel Tirana, nën ankthin dhe roje vigjilente, ku media u terrorizua dhe as tek dera nuk na lanë të futemi, por vetëm kur i donte një vajzë me pantallona lëkure, ndodhi ajo që ndodh shpesh në Shqipëri.
Befas u harruan pështymët, kërcënimet, ofendimet, vjedhjet, korrupsioni, karta krediti, lekët e sportit, sporti etj,etj, u harrua ajo artileri e rëndë mediatike e shpifje thjesht me një vallëzim si tango e fundit e Parisit, e kërcyer nga Stavri Bello dhe me kokën Vironit mbështetur në gjoksin e Bellos, të lumturuar që janë sëbashku në udhëtimin e tyre shumë të gjatë edhe mbas Japonisë.

Pasi e zhveshën, madje dhe tangat ja hoqën sportit shqiptar, sot bënë paqe nga ndërkombëtarët në emër të dashurisë dhe integritetit të sportit shqiptar.
Çfarë marrëzie! Paturpësie, tmerri dhe një mbulim me shoshë i problemeve pa fund që funksionimi i institucionit kryesor, lider te sportit shqiptar KOKSH-it.
Paralajmëruam në këtë gazetë se duhet shmangur lufta brenda llojit dhe e kthyer ajo në luftë emrash, por kërkohet vizion në shërimin e KOKSH-it. Por, më kot ata u bashkuan sot në “emër të dashurisë” për sportin por jo për përgjegjësinë ndaj tij. Tashmë “titanuc” president i shkarkuar, i kësaj beteje alla sanço panço, e udhëhequr nga V. Bezhani do vazhdojnë dashurinë e tangos dhe shumë muaj? Ok, asgjë të keqe.

Kjo është Shqipëria e sportit!
Kishim paralajmëruar të besonim tek A. Ciraku, M. Biba, A.Duka, E. Pëllumbi, E. Tase, S. Anxhaku etj, por zëri i tyre dhe propozimet e tyre, dhe përse dinjitoze, vizionare, rrugëzgjidhje për të nxjerrë KOKSH-in nga bataku mezi fituan pak terren në rezolutë.
Në këtë gazetë, kishim paralajmëruar se problemet e Bezhanit, nuk jepnin garanci se bëheshin në emër të sportit, por inate personale dhe ofruar me kohën, vendi, mënyrën e gabuar, prandaj S. Bello do triumfonte përsëri, dhe përse diti si të flas dhe shuajë problematikat që u ngritën.

Nuk e di se përse nuk u tha asnjë fjalë për akuzat, pra në rezolutën nuk u tha asnjë fjalë, apo ato u pranuan sipas këtij argumenti që kemi siguruar ne, nga burime afër KOKSH-t.
1- “Lekët e sportistëve po përdoren për gjëra të tjera” dhe – “Sportistëve ju janë mbajtur lekët dhe ata nuk e dinë” Thoshte Virioni, presidenti i shkarkuar.
Përgjigjet KOKSH Bursat Olimpike janë projekt i Solidaritetit Olimpik, të cilat jepen për të ndihmuar sportistët të përgatiten për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike. Këto fonde janë të dedikuara dhe nuk mund të përdoren për qëllime të tjera. Sportistët në fund të 4-mujorit paraqesin raportin me shpenzimet që kanë kryer gjatë periudhës, të justifikuar me fatura. Shuma të cilën e kanë të justifikuar është shpenzim i kryer. Për pjesën e fondit të cilën nuk e kanë të justifikuar me fatura u mbahet tatim në burim në masën 15% (sipas Ligjit 8438 datë 28/12/1998, “Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar). Çdo 4 muaj bëhet raportim financiar dhe plotësohen formularë vlerësimi (evaluation form), të cilët dorëzohen në Solidaritet Olimpik. Këto formularë firmosen nga sportisti, titullari i Federatës (President/Sekretar i Përgjithshëm) dhe titullari i KOKSH (President/Sekretar i Përgjithshëm).

2- “Dokumentet online janë gënjeshtër me bisht, kanë nxjerrë tjetër për tjetër”.-Thotë Virioni,.
Përrgjigejt KOKSH: Po të shikohen me vëmendje Urdhër Pagesat e nxjerra nga sistemi i tatimeve kanë datën në anën e majtë kur janë printuar këto Urdhër Pagesa. Dhe në sistemin e tatimeve si një platformë online, regjistrohet në momentin që kryhet një veprim. Gjithshka online është e saktë dhe e qartë. Urdhër Pagesa ka të bashkëngjitur edhe formatin e përgatitur nga zyra e financës se çfarë zërash janë përfshirë në tatimin në burim.

3- “Nga verifikimi i tatimit nuk del që janë paguar, përkundrazi bashkohen dy sportistë se nuk i del tatimi” -Pyet Virioni, presidenti i shkarkuar.
Përgjigjet KOKSH : Në tabelat informuese të tatimit në burim janë shumë lehtë të verifikueshme me statement bankare, për datat e pagesave të sportistëve, dhe kjo nuk ka lidhje nëse janë vendosur veç apo bashkë. Po të lexohen me vëmendje Raportet Financiare janë të qarta tatimet për secilin sportist. Marrim shembull rastin që ka përmendur në televizion. Në datën 04 Maj 2018 janë transferuar Bursa Olimpike në llogaritë e sportistëve Erjon Tola dhe Marsel Biçoku. Ndërsa në datë 09 Maj 2018 është transferuar Bursa në llogarinë e sportistes Suela Mëhilli (këto janë të pasqyruara në Aneksin 3, Analizë veprime llogari, në zërin Bursa Olimpike “PyeongChang 2018”). Sipas Ligjit në muajin pasardhës tatimi i mbajtur për këto bursa është deklaruar dhe paguar, brenda datës 20 të muajit pasardhës. Po të shikohet Urdhër Pagesa e nxjerrë nga sistemi i tatimeve, shikohet që data është 18 Qershor 2018 (Aneksi 5). Pagesa e kësaj shume është kryer nëpërmjet bankës në datë 19 Qershor 2018 (kjo pagesë është pasqyruar në Aneksin 4, Analizë veprime llogari, në zërin: Tatime të tjera, në shumën 224,546 Lekë, e cila përfaqëson shumën totale për tatimin në burim të mbajtur në muajin Maj 2018. Tatimi për Bursat Olimpike ka qenë 167,396 Lekë). Shuma e tatimit të paguar për Bursat mund të shikohet edhe në Aneks 5/1 (format excel informues) dhe në Aneks 7 (format excel i detajuar i Bursës Olimpike)Në Anekset 8a, 8a/1, 8a/2, 8a/3 dhe 8a/4 do të shikoni raportin Financiar dhe evaluation form të cilat dërgohen në Solidaritet Olimpik.

Referojuni Aneksi 5, 5/1, 6, 6/1, 6/2, 7, 8a, 8a/1, 8a/2, 8a/3 dhe 8a/4
4- “CIO nuk është njohur me situatën”-Pyet Virioni, presidenti i shkarkuar.
Përrgjigejt KOKSH: Që në muajin Prill 2019, CIO ka qenë në info për gjithshka. Vetë Z.Bezhani ka kërkuar ndërmjetësimin e CIO për zgjidhjen e situatës.
Gjithashtu sjellja e papreçedent e z.Bezhani solli anullimin e Seminarit të Komitetit Olimpik Europian, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në Tiranë në muajin Maj 2019.
Vlen të përmendet që CIO ka qenë në komunikum të vazhdueshëm me z.Bezhani, z.Bello dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv deri në komunikimin e fundit ku theksohet përpjekja e tyre për ndërmjetësim.
5- “Banka nuk është ndërprerë nga unë”-Pyet Virioni, presidenti i shkarkuar.
Përgjigjet KOKSH : Z.Bezhani ka dërguar shkresa në bankat ku ka llogari KOKSH, për të mos lejuar kryerjen e veprimeve bankare me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm. Kur nga ana e bankave e kanë sqaruar se kërkesa e tij nuk është e ligjshme, i ka kërcënuar bankat dhe i ka çuar edhe në prokurori. (http://nocalbania.org.al/lajme/informacion-sqarues-per-anetaret-e-koksh/)
6- “Në një mbledhje të jashtëligjshme u shpërndanë mijëra lekë”. Thotë presidenti i shkarkuar.
Përgjigjet KOKSH: Në mbledhjen e datës 6 Mars 2019, janë shqyrtuar kërkesat e Federatave dhe është aprovuar që të bëhet aplikimi në platformën online të Solidaritetit Olimpik, në ndihmë të sportistëve për të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare dhe për të grumbulluar pikë për t’u kualifikuar. (Aplikimi është bërë në 23 Mars 2019, për këto kërkesa, të cilat janë miratuar nga SO). Në këtë mbledhje ka qenë vetë z.Bezhani dhe ka lënë mbledhjen. Vendimet janë marrë me shumicë votash.
7- “Nisi që nga Tarragona. Dalin 7 veta tepër, dhe 4 nga këta ishin nga Harku”-Pyet Virioni, presidenti i shkarkuar.
Përgjigjet KOKSH: Në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, ekipi shqiptar përbëhej nga 91 persona sportistë dhe zyrtarë (58 sportistë, 26 trajnerë, 2 gjyqtarë ndërkombëtarë, 2 fizioterapistë, 2 staf misioni dhe 1 shef misioni. KOKSH ka paguar 1 gjyqtar ndërkombëtar në ping-pong, sipas kërkesës së Federatës dhe proçedurave të organizatorëve për pjesëmarrjen e ekipit të ping-pongut në këto lojëra. KOKSH ka paguar biletë udhëtimi për 1 shef misioni, 2 persona staf ndihmës (të cilët janë të domosdoshëm për mbarëvajtjen e pjesëmarrjes, kur ekipi është në numër të madh), 1 gjyqtar ndërkombëtar në ping-pong, 2 fizioterapistë dhe 3 sportistë të harkut. Ekipi i Harkut, të cilët nuk bënë grumbullim si gjithë Federatat e tjera dhe fondi i grumbullimit u përdor për transportin e sportistëve, sipas kërkesës së bërë nga Federata.
8- “25% të fondit merr administrata. Kush është ai që merr rrogën 2 milion, shoferi merr 1 milion, ose një tjetër 1 milion e 500 mijë” dhe 11- “Honoraret të shtohen 10%. Nuk e firmosa proces verbalin për rrogat”-Pyet Virioni, presidenti i shkarkuar.
Përgjigjet KOKSH: Po të shikohet raporti financiar dhe raporti i audituesit fondi për paga, sigurime dhe tatime përfshire dhe fondin e MASR, është 18%, e fondit total të shpenzimeve. Duhet të sqarojmë se Solidariteti Olimpik, në mbështetje të funksionimit të KOKSH ka një program të dedikuar “Subvencion Administrativ”, ku përfshihen shpenzime për pagat e stafit, drita, ujë, telefon, mirëmbajtje etj. Anëtarët e stafit të KOKSH paguhen: 4 punonjës nga buxheti i shtetit sipas Udhëzimit të Përbashkët të MF dhe MTKRS dhe pjesa tjetër nga fondet e Solidaritetit Olimpik. Në varësi të eksperiencës dhe viteve të punës anëtarët e stafit trajtohen nga programi i Solidaritetit Olimpik me pagë shtesë
9- “Janë abuzuar me fondet dhe nuk kam asnjë informacion” -Thotë Virioni
Përgjigjet KOKSH: Z. Bezhani i është dhënë gjithmonë çdo informacion dhe në mënyrë të detajuar, kur e ka kërkuar të tillë. Për aktivitete kryesore si “PyeongChang, Tarragona dhe Buenos Aires i janë dhënë krejtësisht të detajuara. Informacionin e dhënë nuk e ka përdorur, përkundrazi ngatërron tabelën e planifikimit të kostove për Tarragona (e cila i është dhënë për informim në mbledhje të KE) me shpenzimet faktike, duke mos parë me vëmendje që në tabelën e planifikimit janë përfshirë edhe zëri për mbështetjen e Federatave sportive për përgatitjen (grumbullimin) e sportistëve për këto lojëra. Gjithashtu nuk përmend faktin që materialet sportive nuk u blenë me fonde të KOKSH, por u sponsorizuan.
10- “Lekët janë shpërndarë pa asnjë dokument” -Pyet Virioni, presidenti i shkarkuar.
Përgjigjet KOKSH: Çdo mbështetje financiare që paraqitet në mbledhje të KE bëhet mbi bazën e kërkesave të Federatave dhe aplikimeve të tyre. Në web-in e KOKSH është e gjithë procedura e mbështetjes financiare për anëtarët e KOKSH dhe formularët që duhet të plotësohen nga ata.
11-“A mund të përdoret karta në mënyrë private”–Pyet Virioni, presidenti i shkarkuar.
Përgjigjet KOKSH: : Cili shpenzim i kryer me karte është privat dhe nuk ka përmbushur qëllimin dhe misionin e KOKSH. Në epokën dixhitale që jetojmë karta është mjeti lehtësisht i gjurmueshëm ku nuk lë asnjë vend për aludim dhe mbi të gjitha shumë i sigurt. Për çdo veprim që kryhet me kartë, banka njofton në kohë reale për të marrë konfirmim. Përkundrazi duke bërë blerje me kartë reduktohen komisionet bankare, nëse do të bëhej pagesë me transfertë bankare
Në lidhje me sponsorizimin e Raiffeisen bank shprehet Virioni:
12- “Kush ka firmosur kontratën? Ku janë këto lekë? Ato gënjejnë poshtërsisht. Kanë dashur ti mbajnë vetë”. -Pyet Virioni, presidenti i shkarkuar.
Përgjigjet KOKSH: Me ndërmjetësimin e z.Boga është arritur një kontratë sponsorizimi me Raiffeisen bank për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, për vitin 2019 dhe 2020.
Marrëveshja është që Raiffeisen bank do të rimbursojë shpenzimet e kryera në kuadër të përgatitjes së sportistëve, pjesëmarrës në gara kualifikuese dhe promovimit për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” (Meqenëse merr çdo ditë statement bankar, z.Bezhani, do të vinte re se në Nëntor 2019, Raiffeisen Bank ka derdhur një pjesë të sponsorizimit për vitin 2019, 2,602,435 Lekë)
Dhe ja pra: Asgjë e re nga froniti Koksh-it thjeshtë njj rezulatë se si i deshi ngjalës së ndërkombëtarëve..
Dhe Vallzimi i tangos së fundit në PARIS…

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back