Aktualitet

Kokëdhima: Teatri Kombëtar fitoi, bashkë me shqiptarët

               Publikuar në : 17:51 - 26/02/20 liberale

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima ka reaguar pas vendimit të bashkisë së Tiranës, e cila deklaroi sot se Teatri Kombëtar do të ndërtohet me fondet e qeveris1%, pasi dështoi projekti me privatin.

Kokëdhima thotë se ‘zbythja e qeverisë dhe e bashkisë së Tiranës”, vjen si rezultat i qëndresës së artistëve. Sipas tij, ndërtimi i teatrit të ri nuk do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë.

Reagimi i plotë

Bashkia e Tiranës deklaroi sot se nuk ka arritur që të dakordësohet me palën private për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, gjoja sepse ‘Modeli financiar i propozuar nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor’.
‘Zgjidhja’ beson se zbythja e qeverisë dhe e bashkisë së Tiranës është mbi të gjitha rezultat i qëndresës së artistëve dhe qytetarëve. Ajo nisi që në shkurt 2018, u mbështet nga populli dhe çështja u ndërkombëtarizua te institucionet e huaja që i bënë presion qeverisë shqiptare që të tërhiqej nga shkatërrimi i shtëpisë së artistëve.
‘Zgjidhja’ falenderon artistët e skenës dhe të ekranit, shoqërinë civile dhe qytetarët për qëndresën shembullore ndaj një klani hajdutësh që donin të ndërtonin kullat e biznesit në tokën e tempullit të artistëve. Një falenderim shkon edhe për anëtarët e partisë ‘Zgjidhja’ që iu bashkuan protestës paqësore dhe qytetare të ‘Aleancës për Teatrin’.
‘Zgjidhja’ nuk beson se teatri i ri do të nisë ndërtimin brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë, siç shprehet bashkia, aq më shumë nga qeveria e kryeministrit që kërkoi rrënimin e tij që në vitin 2000. Një qeveri e re do t’u japë një skenë të re, dinjitoze dhe moderne, artistëve tanë të mrekullueshëm. Por sot, le të gëzohemi që Teatri Kombëtar fitoi, bashkë me shqiptarët./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back