Aktualitet

Kokaina në Portin e Durrësit, shoqërohet në polici ekuipazhi i anijes

Shkruar nga Liberale
Kokaina në Portin e Durrësit, shoqërohet në polici ekuipazhi

Detaje të reja janë zbuluar për kokainën që u gjend në një anije qymyri në Portin e Durrësit. Ekuipazhi i anijes, në të cilën u gjetën 53 pako me kokainë, është shoqëruar në polici.

Sipas Top Channel, qymyri është porositur nga Kolumbia nga një kompani kromi në Shqipëri, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit.

Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Anija është në pronësi të një kompanie gjermane, “Unistream GMHB &CO KG”.

Droga ishte e ndarë në 53 pako, në dy çanta, ndërsa kërkimi për sasi të tjera droge vijon ende mes 6500 ton qymyr.

Itinerari i anijes

Anija “Unistream” është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi më 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, një ditë më parë në orën 08:32.

Nuk dihet nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH