Aktualitet

Kokaina në Durrës/ Babai i të akuzuarit: Shteti është një mafie

Shkruar nga Liberale
Kokaina në Durrës/ Babai i të akuzuarit: Shteti është

Avokati Ilir Malindi, babai i Gentian Malindit, i shpallur në kërkim për 137 kg kokainë të gjetur në kontenierët e Durrësit, ka hedhur akuza të rënda ndaj Prokurorisë dhe Policisë.

Ai ka thënë se djali i tij nuk do të dorëzohet, pa u plotësuar të gjitha provat për pafajësinë e tij.

Prononcimi i plotë i Ilir Malindit

I akuzuari Ardian Bega është pyetur në të njëjtën orë dhe datë nga prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore ku përfaqësues kanë qenë dy avokatë, një kryesisht dhe një i familjes, ky është skandal, ne dyshojmë për falsifikim të policisë, pasi ka dhënë dy variante të kundërta. Kemi dy procesverbale, në të njëjtën orë dhe datë të ndryshme. Ne do ti akuzojmë për shpërdorim detyre dhe falsifikim. Janë dy procesverbale në të njëjtën orët dhe datë.

Djali juaj akuzohet si pritësi i kokainës?

Porositësi është dikush tjetër, vlera e saj shkon 11 mln euro, bashkë me të Pireut shkon 45 mln euro, po ta sheshin në treg shkon 150 mln, po ku i gjeta unë dhe ai këto para?

A keni pasur kontakte dhe pse nuk dorëzohet djali juaj?

Ai do i japë të gjitha deklarimet me noter dhe derisa provat të vërtetohen. Unë di shumë gjëra. Porositësi i vërtetë, shteti është një mafie e organizuar, organizatat e strukturuar janë ata nga këshilli i ministrave dhe poshtë.

A keni dijeni për ngjarjen?

Unë nuk di, por mendja ime më shkon larg. Djali do të dorëzohet kur të plotësohen provat kur të bëjmë kërkesën për shpërdorim detyre për Ardi Veliun dhe oficerin një Milori, kur të bëhen këto do ta nxjerr djalin....Myslikaha nuk është pyetur akoma. Unë kam një rast një Nuredin Milori prokurori e futi 14 muaj burg pa asnjë provë dhe doli i vdekur andej.

Dua t'u sqaroj, në datë 27-28 prokurori Kondili, prokuror i respektuar nxori një urdhër ku u morën masat nga drejtori dhe te kontenierët u vendosën 6 policë specialë, në cdo turn dhe masa të tjera por në një moment u vodh orizi, kur vetëm rojet ishin 6 atje. Kush e vodhi djali im që priste apo policia. Unë kam akuzuar policinë, por kur do të rrëzohet qeveri do të shikohet si do të dalë.

Historia është, që Alket Muslymaka cdo ditë mbledh hekura, doli gjeti një çantë dhe i grumbulloi, iu lut tim biri ti marrin, shkoi edhe Bega për të marrë thesin me hekura. Ai u arrestua 6 ditë pas ngjarjes, unë shikova të shoqen me çantën me hekura. Ata i gjetën duke pirë kafe. Ashtu më tha Bega, këta ecin me supozime./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH