Aktualitet

Kohë lufte, por detyrime paqeje/ Rama: Ç'ndodh me taksat, kreditë...

Shkruar nga Liberale
Kohë lufte, por detyrime paqeje/ Rama: Ç'ndodh me taksat,

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se nuk do të ketë falje takash dhe falje të energjisë elektrike. Po ashtu, Kryeministri ka thënë se taksa e pronës nuk ka lidhje me qiratë dhe se ajo do të paguhet. Madje edhe qiraja do të paguhet në muajt në vazhdim, në mënyrë proporcionale, sipas një marrëveshje mes qiradhënësit dhe qiramarrësit.

"Taksat e pronës nuk është derivat i qirasë, është taksë e pasurisë tënde. Nga ato para që tjetri merr nga qiraja paguan një tatim dhe taksa e pronës nuk ka lidhje. Fjala taksë, heqje taksash, të mos e përdorim në këtë luftë sepse lufta financohet me taksa, nuk financohet nga një shpellë të nxirren florinj. Kemi falur 150 mln dollarë kamatvonesa. Taksa dhe fatura detyrimesh për dritat janë jashtë bisedës', ka thënë Rama.

Po ashtu, kryeministri ka folur edhe për ata që punojnë në të zezë, duke thënë se ose do të pranojnë fatin e tyre, ose do të denoncojnë punëdhënësit.

"Nëse ka një qira që e paguan ashtu sikundër ka një punë në të zezë, dy kategori në zonën më të errët të ekonimisë. Kanë dy zgjedhje ose të pranojnë fatin e tyre ose të denoncojnë. Nëse ne hapim këtë lojë, çdo një prej parazitëve mund të vijë të thotë se kam punuar në të zezë.

Nëse bëhen denoncimet është plotësisht e mundur. Ne kemi një njësi speciale që funksionon 20 orë në ditë në ndjekjen e rasteve në këtë fazë. Unë i besoj shqiptarët shumë pavarësisht të metave që kemi. Nuk ka shqiptarë të dalë dhe të akuzojë për marrjen lekësh për dikë që nuk e njeh", tha ai.

I pyetur në emisionin "Opinion" për faktin se shtyrja e kredive nuk ishte miratura, Rama e mohoi, duke shtuar se kush përfiton.

"Kjo është e pavërtetë. Nga takimi me bankierët është bërë e qartë që të gjitha këstet për kreditë, në të cilat provohet se ka biznese që fitojnë më shumë se fitojnë më shumë se në kohë paqeje, patjetër që do t’u shtyhen këstet e kredive", tha Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH