Sport

Koha më e mirë e këtij viti, edhe pse e dëmtuar Luiza Gega shkëlqen në Botërorin e Budapestit

Shkruar nga Liberale
Koha më e mirë e këtij viti, edhe pse e dëmtuar Luiza Gega

Luiza Gega e mbyll në vendin e tetë kampionatin Botëror të atletikës në Budapest të Hungarisë. Atletja shqiptare e mbylli në kohën 9 minuta, 10 sekonda dhe 27 të qintat në 3000 metra me pengesa. Luiza Gega garoi në këtë kampionat jo në formën e duhur, pasi vinte nga një dëmtim.

Për Luizën ky nuk është rezultati më i mirë i mundshëm, pasi 34-vjeçarja në Botërorin e oregonite vitin e kaluar zuri vendin e pestë.

Gjithsesi për atleten shqiptare ky konsiderohet një rezultat pozitiv, duke parë kushtet që vinte! Vitin e ardhshëm Gega do garojë në kampionatin europian që zhvillohet në Itali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH