Aktualitet

"Kodin Zgjedhor do e votojmë pa asnjë ndryshim", reagon Meta

Shkruar nga Liberale
"Kodin Zgjedhor do e votojmë pa asnjë ndryshim", reagon Meta

Sa i përket Kodit Zgjedhor dhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të votohet, presidenti Ilir Meta tha sot në një konferencë për mediat se si do që të veprojë mazhoranca është zgjedhje e tyre dhe jo e presidentit.

Ai tha se ka për detyrë të respektojë Kushtetutën dhe këtë do të bëjë, ndërsa kërkon reflektim nga ana e maxhorancës.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot i prerë se Kodi Zgjedhor i cili u kthye për shqyrtim nga Presidenti Ilir Meta në Kuvend do të votohet seancën e radhës pa asnjë ndryshim.

“Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, tha Rama. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH