Aktualitet

“Kodin Zgjedhor do e kthej në Kuvend”, Rama i përgjigjet Metës

Shkruar nga Liberale
“Kodin Zgjedhor do e kthej në Kuvend”, Rama i përgjigjet

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të kthejë në Kuvend projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se nëse Meta vepron në këtë mënyrë, atëherë kërkesa e tij do të rrëzohet.

“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. Nuk ia kam idenë për plan me 5 pika të Lulzim Bashës. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur.

Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH