Aktualitet

Kodi Zgjedhor/ Balla: Meta kërkon të pengojë zgjedhjet e 25 prillit

               Publikuar në : 16:56 - 27/10/20 liberale

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat bëri me dije se qëndrimi i Presidenti Ilir Meta është i papranueshëm, ndërsa u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë dakordësinë e Kushtetueses.

Balla theksoi se duhet refuzuar përpjekja e Presidentit për ta futur vendin, sipas tij, në një spirale të rrezikshme.

“Është e papranueshme dhe duhet refuzuar përpjekja e Ilir Metës për ta futur vendin në një spirale dhe aventurë të rrezikshme kur kanë mbetur dhe pak ditë nga zgjedhjet. Meta në asnjë moment me këtë dekret nuk ka pasur qëllim të rregullojë ligjin, por ka qenë sabotimi dhe dëshira për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit.

Për shumicën në këtë Kuvend Komisioni i Venecias është i mirëpritur për të dhënë një opinion të pjekur. Ai opinion do të diskutohet nga të gjitha forcat politike, por do të mbetet për t’u adresuar përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur dhe për të hyrë në një aventurë. Siç e dini implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, tha Balla.

Pas deklaratave të Ballës ka ardhur edhe reagimi i Presidencës me anë të Tedi Blushit. Në një postim në Facebook, ky i fundit bashkë me një foto që tregon një postim të Michael Gahler, i bën thirrje Ballës që të reflektojnë deri të enjten.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back