Aktualitet

Kodheli zgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Shkruar nga Liberale
Kodheli zgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Asambleja Parlamentare e NATO-s zgjodhi deputeten socialiste Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s, bëhet e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH