Aktualitet

Kodheli e bindur për marrjen e mandatit, tregon bisedën me...

Shkruar nga Liberale
Kodheli e bindur për marrjen e mandatit, tregon bisedën me...

Kandidatja e PS në Tiranë, ish-ministrja dhe deputetja Mimi Kodheli ka folur sot në “Kjo Javë” në News24 për vendosjen e saj e 21-ta në listën e kryeqytetit.

Kodheli u shpreh e bindur për marrjen e mandatit dhe pse është poshtë vijës së kuqe dhe e bindur se do ta thyej herësin, duke theksuar se ka mbështetje popullore.

“Unë besoj, gjykoj që jashtë fashës së sigurt është një nocion relativ sot sepse ka ndryshuar kodi zgjedhor dhe relativizohet dhe pozicioni i vijës së sigurt. Unë besoj që po, do ta thyej. Bëhem për çdo ditë e më shumë e bindur kur kuptoj mbështetjen popullore që kam. Nëse kam qenë njëherë e bindur në fillim do jem kështu deri ditën e fundit.

Unë jam një person me këmbë në tokë, nuk them gjëra që kanë hiperbolë brenda. Mundohem të jem brenda realitetit. unë do ta thyej herësin, madje në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi Kodheli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH