Aktualitet

Klubi i Psikologjisë Freud në UET/ Sinaj: U jep mundësi studentëve...

Shkruar nga Liberale
Klubi i Psikologjisë Freud në UET/ Sinaj: U jep mundësi

Universiteti është institucioni që garanton rritjen profesionale dhe kulturore të qytetarëve të një vendi. Qëllimet e tij, përveç formimit të profesionistëve të rinj, janë shtuar shumë me kalimin e viteve, duke synuar një përgatitje të gjithanshme të studentit. Aktivizimi social dhe nxitja e lidershipit te të rinjtë shihet si një objektiv primar, i cili duhet realizuar përmes edukimit në auditor.

Elsida Sinaj, drejtuesja e klubit të psikologjisë Freud në UET shpjegon pjesëmarrja në këtë klub u jep mundësinë studentëve jo vetëm të rrisin netëork-un, por më shumë të njohin edhe veten.

Klubet Studentore janë një praktikë e njohur në universitet më të mira perëndimore, pse një student duhet të jetë pjesë e një klubi e për më tepër në klubin tuaj?

Të qënit pjesë e Klubit të Psikologjië “Freud” i krijon mundësi studentëve më shumë mundësi për të njohur vetën, për të kuptuar qëllimet dhe njohur pikat e tyre të forta. Studentët kanë mundësi të zbulojnë se në cilat disiplina janë të mirë, mësojnë të bashkëpunojnë dhe të kuptojnë aftësitë organizative, duke gjeneruar ide, ose duke i shërbyer të tjerëve. Kjo vetë-dije, apo njohje e vetes do ti shërbejë studentëve në ndërtimin e hapave fillestarë të karrierës së tyre të shpejtë.

Klubet studentore në UET janë një strukturë shumë e rëndësishme që përbën jetën studentore në UET.  Cili është qëllimi  kryesor i klubit tuaj dhe sa të interesuar janë studentët për të qenë pjesë e klubit.

Një ndër objektivat kryesore të Klubit të Psikologjisë është tu japë studentëve një pamje më të plotë të botës së psikologjisë. Duke qënë se gjatë kohës që studentët janë në auditore dhe merren me rishikimin e teorive, shkollave dhe ideve psikologjike, në Klubin e Psikologjisë “Freud” puna fokusohet në zbatimin praktik të këtyre teorive dhe ideve. Klubi synon të jetë fleksibël në formën dhe funksionimin të tij, dhe kjo gjë i ndihmon studentët  të jenë pjesëmarrës me dëshirë. Studentët nxiten që të mendojnë për tematikat dhe aktivitetet që kanë dëshirë për të trajtuar, në mënyrë që çdo anëtar i klubit ta ndjeje veten të përfshirë dhe të marrë pikërisht atë pritshmëri që ka krijuar për klubin. Pjesmarrja në klub është e lartë, madje pjesë e këtij klubi nuk janë vetëm studentët që ndjekin studimet në këtë program, por dhe studentë nga programe të tjera studimi.

Sa ndikon tek zhvillimi i studentëve mbarëvajtja e një  klubi, dhe çfarë u mundëson studentëve klubi që ju drejtoni?

Të qënit pjesë e klubit i ndihmon studentët në formimin e aftësive të buta  “aftësive njerëzore” që janë ato aftësi që na lejojnë të bashkëveprojmë në një mënyrë efektive me të tjerët, si psh komunikimi i hapur, të qënit empatik, etika e punës etj që janë dhe konceptet apo mjetet kryesore të punës së një psikologu. Duke qënë pjesë e klubit, studentët jo vetëm që kanë mundësi ti mësojnë këto aftësi por gjithashtu i zgjerojnë dhe i përmirësojnë ato duke i përdorur në mënyrën e duhur në klub dhe jashtë tij. Në klub gjithashtu studentët mësojnë teknika të komunikimit dhe të punës në grup dhe rrisin kapacitetet e inteligjencës emocionale gjatë kohës që zhvillojnë marëdhënie të reja. Të gjithë këto elementë në një farë mënyrë e kanë ndihmuar dhe mbarëvajtjen e klubit dhe rritjen e dëshirës për të qënë prezent në çdo takim.

Sa ndikon natyra e studentëve, prirjet, qasja e tyre në përbërjen e klubit për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional?

Stuedentët mësojnë të aplikojnë informacionet që kanë marrë gjatë leksioneve, përshëmbull përdorimin e teknikave apo qasjeve terapeutike. Ata aftësohen të kuptojnë nga afër mënyrën se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në kontekstin në të cilin atyre do tu duhet që të punojnë në të ardhmen.

Klubi i jep mundësinë studentëve që të përfshihen në shumë aktivitete. Studentët mund të përfshihen në projekte të shërbimit në komunitet, të tilla si punë vullnetare në një institucion të kujdesit shëndetësor mendor, shtëpitë e të moshuarve etj. Studentët gjithashtu kanë mundësi ta ofrojnë veten për të qënë objekt studimi, nga ku ata mund të adresojnë çështje psikologjike dhe të tjerët të mbajnë qëndrim, të bëjnë analizë etj. Në njëfarë mënyrë ata fillojnë të hedhin hapat e parë drejt profesionit të tyre.

Përmes Klubit të Psikologjisë, studentët gjithashtu mund të mësojnë pjesën praktike të profesionit, shtigjet e së ardhshmes së karrierës në psikologji dhe në kërkime psikologjike. Prekja e gjërave në planin praktik ia bën më të lehtë dhe të kuptuarit nëse kanë bërë zgjedhjen e duhur për ushtrimin e këtij profesioni.

Klubi studentor është një organizëm informal, çka i bën studentët të jenë më të lirshëm se sa në auditor. Sa i ndihmon pjesëmarrja në klub për të fituar vetëbesim në objektivat që ata kanë kundrejt karrierës profesionale?

Pjesa më e madhe e punës që bëhet në klubin e psikologjisë “Freud” është e nisur nga studentët. Ata nxiten për të qënë kreativ dhe të jenë kërkues rreth asaj çfarë duan nga klubi. Njohja me studentë të tjerë i ndihmon ata dhe në njohjen dhe krahasimin e vetes me të tjetët. Ndarja e ideve dhe rreth asaj se çfarë duan të trajtohet, i ndihmon ata që të jenë dhe sipërmarrës. Nxitja për të folur apo për të qënë udhëheqës i grupit ndihmon ata në rritjen e vetëbesimit rreth atyre aftësive që ata kanë fituar gjatë studimeve. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH