Krye

Klubet studentore si plotësim i jetës universitare, praktikë….

               Publikuar në : 09:09 - 13/03/20 liberale

Një mundësi e tillë si klubet përbën para së gjithash një hapësirë ku studenti përveç ëndrrës universitare dhe zgjedhjes së profesionit që dëshiron, ka edhe një shteg të hapur për të ndjekur dhe ushtruar aftësitë e tij, talentin drejt pasionit, i cili në shumë raste ndihmon edhe në përmirësimin e njohurive në fushën akademike dhe profesionale.

Perceptimi i studentëve të sotëm rreth një institucioni ideal arsimi të lartë nuk kufizohet më vetëm nga kriteret bazë si mësimdhënia efikase apo literatura që përzgjedhin, por gjithashtu nga aftësia që ka për t’ju plotësuar atyre një jetë studentore aktive dhe interesante. Për këtë arsye një praktikë e njohur në universitet më të mira perëndimore janë pikërisht klubet studentore, të cilat ofrojnë këtë larmishmëri të shumë kërkuar nga studentët. Një mundësi e tillë si klubet përbën para së gjithash një hapësirë ku studenti përveç ëndrrës universitare dhe zgjedhjes së profesionit që dëshiron, ka edhe një shteg të hapur për të ndjekur dhe ushtruar aftësitë e tij, talentin drejt pasionit, i cili në shumë raste ndihmon edhe në përmirësimin e njohurive në fushën akademike dhe profesionale.

Duke ndjekur të njëjtën vijë mendimi si të universiteteve elitare, dhe UET i ka vendosur klubet në rolin e një strukture shumë të rëndësishme që përbën jetën studentore. Kjo bazuar në parimin kryesor se klubet thyejnë klimën rutinore dhe ndikojnë që studenti të plotësojë aspiratën e tij duke iu përgjigjur talentit me energji, kohë dhe pasion, si edhe me anë të këshillimit dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet pedagogut dhe studentëve të tjerë. Duke marrë parasysh pikërisht aspektin e një organizmi informal, që kryesisht drejtohet nga studentët për studentët, ata ndihen më të lirshëm se sa në auditor, duke krijuar kështu një hapësirë ku mendimet e gjithësecilit respektohen dhe merren parasysh. Mbi të gjitha pjesëmarrja në klubet studentore rrit nivelin e protagonizmit të studentit në veprimtari specifike të jetës studentore dhe më pas asaj shoqërore.

Klubet krijohen në përputhje me prirjet, qasjet dhe natyrën e studentëve, duke ofruar rrjedhimisht një diversitet të pafundëm ku çdo njëri prej nesh mund ta gjejë vendin që i përket. Janë pikërisht këto faktorë të larmishëm të anëtarësisë që krijojnë atmosferën mikpritëse dhe nuancat e ndryshme të mendimit dhe interpretimit të dukurive të ndryshme artistike, kulturore dhe shoqërore, në një gërshetim të bukur ndërlëndor. Në tërësinë e tyre klubet studentore janë paradhoma e karrierës profesionale duke përvijuar grupet e para të punës dhe ndërmarrjes së organizimeve të veprimtarive të përbashkëta në klubet e ndërsjella sipas fushave. Ndër të tjera funksionimi i klubeve sendërton terrenin paraprak, në të cilin studentët do të hasin vështirësitë, detyrimet dhe arritjet e rezultatet vetjake dhe të përbashkëta në jetëzimin e nismave dhe projekteve të ndryshme në këtë komunitet me mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë dhe ndaj të gjithëve.

Pavarësisht se çdo departament ka klubet e tij të veçanta që përkojnë me degët pjesëmarrëse, ekzitojnë klube që mbledhin studentë të ndryshëm pa dallim fushe, pasi përfshijnë tematika që ata i ndjekin në formën e hobive, plot vrull dhe dëshirë, duke anashkaluar herë pas here konformizmin me proflizimin që kanë zgjedhur. Këtu ja vlen të përmendim klubin e librit, i cili është një nga kolonat bazë përgjatë historisë së krijimit të klubeve studentore të çdo universiteti. Ky klub përmbush një të drejtë dhe qëllim madhor përsa i përket formimit dhe shpalosjes së shprehive të studentit nëpërmjet kulturës së shkruar dhe mendimit. Literatura dhe leximi si një binom i përhershëm, tanimë po sfidojnë edhe zhvillimin e madh teknologjik, pasi leximi si nocion dhe veprimtari njerëzore, ka fituar hapësira të reja dhe përbën një ndër përparësitë e jetës shoqërore në çdo kënd të globit. /Gazeta Liberale

Tags:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back