Aktualitet

KLP vendos të enjten për fatin e Arta Markut, ja ku do emërohet

Shkruar nga Liberale
KLP vendos të enjten për fatin e Arta Markut, ja ku do emërohet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se të enjten do të mblidhet për të marrë disa vendime në lidhje me transferimet e disa prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas ngritjes së SPAK.

Po ashtu pritet të vendoset edhe fati i ish-Prokurores së Përgjithshme Arta Marku.

Sipas A2, në mbledhjen e programuar do të merret edhe vendimi për emërimin e Arta Markut si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH