Aktualitet

KLP miraton metodologjinë, 2 anëtarë nuk do të votojnë kryeprokurorin

Shkruar nga Liberale
KLP miraton metodologjinë, 2 anëtarë nuk do të votojnë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 11 vota pro metodologjinë orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Kjo metodologji do t'i vijë në ndihmë KLP në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ardhshëm.

Sipas BW, dy anëtarë të KLP nuk do të votojnë për kandidatët për prokuror të Përgjithshëm.

Bëhet fjalë për Esmeralda Keshi Camin dhe Tartar Bazajn, të cilët shpallën konfliktin e interesit.

Keshi referon si konflikt interesi masën disiplinore të iniciuar nga Arta Marku. Bazaj referon si konflikt akuzat mediatike për të që shqyrtohen nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH