Aktualitet

KLP bie dakord: SPAK do të ngrihet me 8 prokurorë

Shkruar nga Liberale

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar propozimin e Komisionit të Posaçëm për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë.

Përveç numri të anëtarëve të SPAK, Komisioni ka propozuar gjithashtu që  Struktura e Posaçme AntiKorrupsion duhet të ngrihet brenda muajit nëntor të këtij viti.

Një tjetër pikë e rëndësishme në propozim është edhe koordinimi që KLP duhet të ketë me Këshillin e Lartë Gjyqësor për ngritjen e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion.

“Ekzistenca e njërit organ pa tjetrin, qoftë edhe disa orëshe mund të sjellë probleme”, thuhet në propozim./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH