Aktualitet

Klosi: Sot një kamerier paguhet më shumë se një jurist!

               Publikuar në : 22:02 - 10/06/21 liberale

Ministri Klosi i ftuar në emisionin Shqip në Dritare TV tha se shtimi i turistëve të huaj ka bërë që edhe niveli i shërbimit në vend të rritet. Tregu sot tha Klosi nuk e pranon më shërbimin e dobët.

“Në Shqipëri ka shkolla të formimit profesional në disa qytete, si Vlorë, Durrës, Sarandë, Pogradec. Janë shkolla shtetërore 4-vjeçare. Unë e shoh me shumë shqetësim shërbimin në turizëm, sepse po rritet shumë kërkesa dhe krahas saj edhe cilësia që kërkohet. Tregu nuk e pranon më shërbimin e dobët”.

Duke folur për të rinjtë që punojnë në sektorin e shërbimit jashtë vendit, ministri Klosi tha se rritja e pagës në vend dhe investimet e huaja në industrinë e turizmit, do të bëjë që shumë prej tyre të kthehen dhe të punojnë në Shqipëri.

“Shumë të rinj që kanë jetuar në Evropë të cilët kanë punuar në sektorin e shërbimit, mund të kthehen dhe të punojnë në vendin tonë. Rritja e cilësisë dhe mbi të gjitha e pagesës do të bëjë që shumë shqiptarë që kanë marrë një edukim shumë të mirë profesional jashtë, të kthehen të shërbejnë në Shqipëri.

Sot një i ri që mbaron shkollën e mesme sot paguhet më shumë se dikush që ka 10 vjet që ka përfunduar juridikun. Një jurist që ndjek një rrugë normale në administratë apo institucion si jurist, nuk do të arrijë të paguhet kurrë më shumë se një kamerier 18-vjeçar sot.

Ata që ndjekin rrugën e administratës, nuk do të arrijnë dot të paguhen sa një kamerier, apo menaxher i një hoteli. Kam bindjen se me rritjen e nivelit të shërbimit, pagesës dhe të ardhurave nga industria e turizmit do të arrijmë që të rinjtë që punojnë jashtë të kthehen të shërbejnë në hotelet me të njëjtin nivel në Shqipëri”, u shpreh ministri Klosi.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back