Kronikë

Klos/ Aksident i frikshëm, makina "fluturon" në humnerë

Shkruar nga Liberale
Klos/ Aksident i frikshëm, makina "fluturon" në humnerë

Një aksident i frikshëm mund të kishte shkaktuar vdekjen e dy të rinjve që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit.

Aksidenti është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.

Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale K.R,  duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke fluturuar disa metra poshtë në një greminë.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i K.K., të cilët  po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH