Sport

Klopp mund të bëhet trajner i Gjermanisë

Klopp
               Publikuar në : 12:22 - 10/07/19 KN

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, mund të jetë i gatshëm që të marri kryesinë e kombëtarës Gjermane, sipas agjentit të tij.

Ish-trajneri i Borusies së Dortmundit, ka që në 2015 që drejton skuadrën e Liverpoolit dhe vjet i dha atyre kupën e 6 të kampioneve.

Liverpooli po përpiqët që ti zgjasë kontratën teknikut gjerman, por një lëvizje drejt stolit të kombëtarës Gjermane dhe vendlindjes së tij, mund të jetë një tundim i madh për Kloppin.

“Jurgeni ka thënë se nëse një ditë Joachim Loë, vendos të tërhiqet nga roli i trajnerit të Gjermanisë dhe nëse mundësia paraqitet, atëhere do jetë një opsion i mirë për të”, tha Marc Kosicke, agjenti i Kloppit.

Momentalisht Jurgen Klopp është mëse i lumtur me skuadrën e tij të Liverpoolit, por nëse ky sezon nuk ecën mirë atëhere ai mund të konsideroje një rol si trajner i kombëtares Gjermane, nëse do i ofrohej./Gazeta Liberale

(Visited 48 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *