Aktualitet

Klima politike para zgjedhjeve, ambasadorët ‘zbarkojnë’ në Elbasan

               Publikuar në : 11:29 - 19/04/21 liberale

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Soreca i shoqëruar nga ambasadorja e Francës, Elisabet Barsak dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, kanë shkuar në Elbasan ku kanë nisur takimet me drejtuesit politik të partive kryesore kandiduese në zgjedhjet e 25 prillit.

Taulant Balla i Partisë Socialiste, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdari e Nismës Thurje, janë takimet e planifikuara këtë të hënë me ambasadorët e BE-së.

Atmosfera në prag të zgjedhjeve dhe respektimi i standarteve mësohet te jenë temat kryesore të takimeve të ambasadorit dhe drejtuesve politik të partive.

Pas takimeve ambasadorët kanë njoftuar një konferencë të përbashket për shtyp rreth orës 12:30.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back