Këshilli i Lartë Gjyqësor ka prezantuar dje emrat e kandidatëve për zëvendësimin e Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë. Ndër kandidatë rezulton të jetë edhe ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ndërsa të tjerët janë Kestrin Katro, Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Darjel Sina dhe Arjana Mallkuçi.
Në fakt, kjo e fundit u tërhoq nga kandidimi në fund të muajit shtator dhe kandidatura e saj nuk do të merret në konsideratë nga ana e KLGJ. Tani mbetet që të vlerësohen kushtet ligjore, për të parë nëse këta kandidatë plotësojnë kriteret për të vijuar garën.
Katër prej tyre janë edhe kandidatë për tre vendet e juristëve të spikatur në Gjykatën e Lartë. Ndërsa Dariel Sina momentalisht ka rolin e komisioner publik në procesin e vettingu-ut që po zhvillohet ndaj prokurorëve dhe gjykatëseve. /Gazeta Liberale