Aktualitet

KLGJ i ul rrogën gjyqtares së akuzuar për korrupsion

Shkruar nga Liberale
KLGJ i ul rrogën gjyqtares së akuzuar për korrupsion

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu. Kryetarja Naureda Llagami tha se KLGJ vendosi pranimin e masës disiplinore për uljen e pagës në masën 20% për një periudhë prej 6 muajsh.

ILD kishte kërkuar ulje të rrogës në masën 40%. Kërkesa e ILD u bë pasi gjyqtarja Pajtime Fetahu, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u akuzua për korrupsion pas publikimit të disa fakteve të transmetuara në një emision investigativ në vitin 2017, ku, kundrejt një shume monetare, kishte marrë përsipër aplikimin e minimumit të dënimit për një të pandehur në paraburgim, që akuzohej për tre vepra penale.

KLD pezulloi magjistraten nga detyra dhe hetimi disiplinor, gjithashtu u pezullua, deri në përfundim të procedimit penal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH