Aktualitet

KLGJ i 'jep fund' mandatit të Ardian Dvoranit

Shkruar nga Liberale
KLGJ i 'jep fund' mandatit të Ardian Dvoranit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Me largimin nga Gjykata e Lartë, Dvorani ikën edhe nga drejtimi i KED. Po ashtu mësohet se atij i është propozuar një post në Gjykatën e Apelit.

Gjatë mbledhjes së GJKL, relatorja e çështjes Marcela Shehu gjatë seancës u shpreh se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e kushtetutës.

Ndërkohë anëtari tjetër Alban Toro u shpreh se këshilli duhet të shprehet, të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Sakaq edhe Brikena Ukperaj është shprehur se nuk gjendet asnjë dispozitë që parashikon se Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë dhe se detyrimi i Dvoranit për të ndërprerë detyrën është kur vjen anëtari i 4-t, i cili duhet të jetë përzgjedhur radhët e juristëve të spikatur.

Brunilda Kadi u shpreh se, që në datën 13 mars, në momentin që është betuar gjyqtari i parë përpara Presidentit, zotit Dvoranit i ka mbaruar jo detyrimi, por e drejta dhe mundësia që ai të qëndrojë në detyrë, dhe ai nuk mund ta ushtrojë këtë detyrë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH