Aktualitet

Klevis Balliu: Si më erdhi sot policia në shtëpinë time për presion

Shkruar nga Liberale
Klevis Balliu: Si më erdhi sot policia në shtëpinë time

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tregoi se sot në orën 7 të mëngjesit, policia i ka shkuar në shtëpi, ndërsa tha se ky është një veprim, që flet për presion politik nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Policia ka ardhur tek shtëpia ime rreth orës 07:00 pa asnjë arsye ligjore për të ardhur tek banesa. Unë kam një precedent për protestë e më duhet të shkoj në gjyq e kam punë vetëm me ligjin, e s’kam lidhje fare me policinë. Policia erdhi në shtëpinë time për presion. Më thanë “hajde te rajoni numër 6” e më thanë se duhet të firmos mbylljen e hetimeve Këtë gjë duhet ta bëjë Prokuroria e jo policia. Ky është presion politik. Jo vetëm ndaj meje, por këtë gjë e kanë bërë edhe me qytetarët”, tha Balliu. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH