Politikë

Klevis Balliu shpërblehet me postin e rëndësishëm nga Berisha

Shkruar nga Liberale
Klevis Balliu shpërblehet me postin e rëndësishëm nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, një nga mbështetësit e “Foltores” të Sali Berishës, ka marrë një post të rëndësishëm.

Balliu është emëruar Shef Organizimi i pjesës së Rithemelimit të Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave opozitare.

Njoftimi:

Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyrën e re në strukturën organizative.

Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH