Aktualitet

Klevis Balliu nga Prokuroria: Në darkë do shihni hajdutët e vërtetë

Shkruar nga Liberale
Klevis Balliu nga Prokuroria: Në darkë do shihni hajdutët e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës, për pjesëmarrjen në protestën me banorët e Unazës së re.

Ai tha se banorët do të vazhdojnë protestën për të mbrojtur banesat e tyre, duke shtuar se aty nuk ka projekt të vërtetë, por fantazmë.

Gjatë gjithë kohës, qeveria ka gënjyer banorët, duke iu thënë se nuk preken, por që tani do t’i rrafshojnë banesat. E vërteta është se aty nuk ka projekt, është një projekt fantazmë. Aty ka një zgjerim, që bëhet për të shkatërruar shtëpitë dhe për të ndërtuar kulla këta oligarkët. Por, shqetësimi ynë është me qytetarët e dhunuar, për të cilët këta do të mbajnë përgjegjësi. Filmat e tyre as na trembin. Ata tregojnë se janë në përpëlitjet e fundit. Janë gjuajtur me gurë gra në moshë e fëmijë, nga policia. Është hedhur gaz lotsjellës, ku janë helmuar qytetarët. Këta i quajnë zaptues, hajdut pronash, por sot në darkë do të shihni provat, se kush janë hajdutët e vërtetë të pronave", tha Balliu, duke shtuar se nëpë gjykata nuk po i çon ligji, por Edi Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH