Sport

“Klering” me futbollistët, Inter hetohet për shkëmbimet e lojtarëve

Shkruar nga Liberale
“Klering” me futbollistët, Inter hetohet për

Hetimi i Prokurorisë së Milanos për mashtrime financiare te Interi, po përqendrohet kryesisht te një sistem i përdorur gjerësisht nga zikaltrit, por edhe shumë klube italiane. Në qendër të dyshimeve janë rritjet fiktive të bilanceve, të realizuara nëpërmjet shkëmbimit të futbollistëve

Kjo manovër, përdorej kryesisht pa paguar para, por në disa raste shifrat të cilat përfshiheshin në shkëmbime qëndronin “të ngrira” në banka, për t’u xhiruar vetëm në një moment të dytë. Ky mekanizëm i shfrytëzuar nga klubet italiane gjatë merkatos nuk është përdorur në asnjë vend tjetër europian.

Duke shfrytëzuar kleringun me futbollistët, klubet e përfshira në marrëveshje kanë arritur të rrisin të ardhurat në bilance, gjithmonë në mënyrë fiktive, pasi në realitet nuk kanë qarkulluar asnjë qindarkë. Nëse prokurorët arrijnë të zbërthejnë sistemin dhe mënyrën se si këto deklarime kanë ndikuar në financat e Interit apo edhe të klubeve të tjerë, mund të krijohet hapësira për të evidentuar të tjera shkelje ligjore.

Vëmendje të veçantë në hetim po i kushtohet edhe klauzolës së “riblerjes”. Në këto raste, klubi e shet një lojtar me çmim më të lart se vlera reale në treg, duke gjeneruar fitime. Më tej, të njëjtin lojtar e riblen vitin pasardhës me çmim më të lart nga sa e shiti, duke amortizuar kostot dhe duke i shpërndarë ato në disa vjet. Ndërkohë, ekipi tjetër i përfshirë realizon fitime nga kjo manovër.

Në hetimin që po kryhet, për periudhën nga viti 2017 deri në 2019-ën Interi ka realizuar dhjetëra operacione të tilla, duke regjistruar afro 90 milionë euro përfitime. Mes rasteve më flagrante janë shitja dhe riblerja e sulmuesit Pinamonti për 19 milionë euro dhe portierit Radu për 7,7 milionë mes Interit dhe Genoa-s.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH