Aktualitet

Klemend Balili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Shkruar nga Liberale
Klemend Balili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

I dënuari Kelmend Balili, i njohur ndryshe edhe si eskobari i Ballkanit, ka paraqitur këtë të mërkurë kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për ndryshimin e nivelit të sigurisë për shkaqe shëndetësore. Çështja është ende në shqyrtim dhe nuk është marrë asnjë vendim deri më tani.

Gjykata ka vendosur të ngrejë një grup mjekësh ekspertë, të cilët do të analizojnë gjendjen shëndetësore të tij. Pas vlerësimit të mjekëve, do të përcaktohet nëse Balili do të transferohet në një burg me masa më të lehta sigurie.

Balili vuan dënimin ne burgun e Peqinit në siguri të lartë,  i dënuar me 10 vite heqje lirie për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH