Aktualitet

Klasikët nuk dalin kurrë nga moda! John Travolta risjell këngën ikonë të filmit "Grease"

Shkruar nga Liberale
Klasikët nuk dalin kurrë nga moda! John Travolta risjell

Disa klasikë nuk dalin kurrë nga moda, veçanërisht kur bëhet fjalë për John Travolta dhe "Grease". Aktori dhe këngëtari shfaqet në një reklamë të re Super Bowl për T-Mobile, e cila u publikua të enjten, në të cilën, ai performon këngëN hit "Summer Nights", së bashku me Zach Braff dhe Donald Faison të famës "Scrubs".

Kënga u përjetësua nga Travolta dhe aktorja e ndjerë Olivia Newton-John në filmin muzikor të dashur të vitit 1978 "Grease", filmi për të cilin dyshja u bënë shumë të njohur. Teksti tashmë vjen i ndryshuar dhe i është përshtatur shërbimit të T-Mobile. Newton-John u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare në gusht 2022-shit.

“Ti e bëre jetën tonë shumë më të mirë. Ndikimi jot ishte i pabesueshëm. Dani juaj, John-i juaj”, shkroi Travolta në rrjetet sociale, pas ikjes së saj.

Travolta luante në filmin "Grease", Danny Zuko i cili ishte i dashuruar me Sandy Olsson, që e luante Olivia Newton-John. Në vitin 2019, ata u bashkuan në "Amfiteatrin Coral Sky" në West Palm Beach në Florida, ku kujtuan personazhet e tyre ikonë. Newton-John shkroi në Instagramin e saj në atë kohë, se ishte hera e parë që kishin veshur kostumin e Danny dhe Sandy, që kur bënë filmin hit mbi 40 vjet më parë. /Liberale.al

https://youtu.be/jSO-Whn2sCQ

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH