Aktualitet

Klajdi Qato rrëfen sesi doli i gjallë pas 21 orësh nën rrënoja

Shkruar nga Liberale
Klajdi Qato rrëfen sesi doli i gjallë pas 21 orësh nën

Klajdi Qato, i biri i pronarit të hotelit “Vila Palma”, ishte një tjetër person që doli i gjallë nga rrënojat pas tërmetit të 26 nëntorit. Për 21 orë ai qëndroi nën rrënoja dhe doli me një plagë fare të vogël në kokë.

Në një intervistë për Top Story, 25 vjeçari ka rrëfyer orë të ferrit mes rrënojave.

“Në moment që rashë kuptova që isha mirë, pata një shpresë në vetën time se do ia dal. Në moment të parë që rashë vazhdova heqjen e inerteve afër vetes, të hapej sa më shumë pjesa ajrit dhe çdo gjë shkoi mirë.

Për orë e orë me radhë, zjarrfikësit shqiptarë gërmuan mes inerteve. Gjithçka bëhej me ritme të ngadalta për të shmangur shembjen e mëtejshme të platformave që mund të rrezikonin seriozisht jetën e të riut.

“Më pas ata arritën deri diku, që të afroheshin afër meje, më pas erdhi ekipi grek që ishin të mrekullueshëm. Nuk e besoja kurrë se mund dilja pa ata nga aty. Gjatë gjithë kohës që qëndroja deri te hapja e tunelit tek unë, isha në komunikim të vazhdueshëm me doktorin dhe njerëzit jashtë”, – rrëfen Klajdi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH