Aktualitet

Klajda Gosha i përgjigjet Ramës: Durrësi di edhe të ndëshkojë!

Shkruar nga Liberale
Klajda Gosha i përgjigjet Ramës: Durrësi di edhe të

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se të kanë shqetësuar mijëra të rinj të Durrësit që duan t'i thonë jo regjimit të tij.

“Të kanë shqetësuar mijëra të rinjtë e Durrësit që duan ti thonë JO këtij regjimi. Të rinjtë do të kthehen në Shqipëri dhe do ta ndalojnë politikën e shpopullimit", shkruan Gjosha në rrjetet sociale.

Më tej ajo shprehet se lidhja e LSI-së me rininë është shumë e fortë dhe opozita jo vetëm që do të vijë në qeveri por në drejtim do të jenë të rinjtë dhe të rejat.

"Më kot xhelozohesh nga lidhja jonë e fortë me rininë, opozita jo vetëm që do të vijë në qeveri por në drejtim do të jenë të rinjtë dhe të rejat, jo ata si puna juaj. Durrësi di të durojë, di të vlerësojë por di dhe të ndëshkojë!”, shkruan ajo. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH