Showbiz

Kjo është shenja e parë që na lajmëron se truri ynë po plaket dhe kujtesa po humbet

Shkruar nga Liberale
Kjo është shenja e parë që na lajmëron se truri

Ne mund t'i dallojmë lehtësisht shenjat e kohës në pasqyrë, në dhimbjet muskulo-skeletore, të cilat bëhen gjithnjë e më të shpeshta ose duke lexuar rezultatet e ekzaminimeve mjekësore. Themi se kemi filluar të plakemi pasi vjen rënia fizike e konjitive, por në fakt truri e ka paralajmëruar më herët këtë fazë.

Sipas Alan Gow, profesor në Universitetin Heriot-Watt dhe studiues në Age UK, një organizatë bamirëse kushtuar mirëqenies te njerëzit e moshuar, kalimi i kohës do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në kujtesë. Megjithatë, shenja e parë që truri po fillon të plaket do të jetë ngadalësim i të menduarit.

Shpejtësia e përpunimit të informacionit, kujtesa afatshkurtër dhe aftësia e arsyetimit janë tre fusha të funksionit njohës që do t'i nënshtrohen konsumit normal të kohës, ndryshe nga njohuritë e përgjithshme dhe fjalori. Ecuria e rënies njohëse, megjithatë, nuk është e njëjtë për të gjithë, ku gjenet dhe mënyra e jetesës luajnë një rol kyç. Siç tregojnë provat shkencore, te 24% e njerëzve, ndryshimet që ndodhin në funksionin kognitiv gjatë jetës sonë mund t'i atribuohen sfondit gjenetik.

Por kur fillon vonesa e të menduarit?

Një studim i fundit i botuar në "Nature Human Behaviour" arriti në përfundimin se shpejtësitë e përgjigjes edhe në procedurat e thjeshta të vendimmarrjes fillojnë të ulen shumë herët, që në moshën 20 vjeçare, jo për shkak të rënies mendore, por për shkak të ndryshimeve funksionale, siç është intensiteti i vëmendjes. Shpejtësia e të menduarit mbetet e lartë deri në 60 vjeç./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH