Aktualitet

"Kjo është me vra veten, me u var në litar", zbardhen përgjimet e mjekëve të arrestuar në QSUT: Paska qenë burrë i pabesë

Shkruar nga Liberale
"Kjo është me vra veten, me u var në litar", zbardhen

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i mjekut Nazmi Metaliu dhe teknikut të imazherisë Astrit Masnaku, të cilët janë prangosur për shkak se merrnin para për të ofruar bërjen e skanerit për pacientët.

Në dosjen e zbardhur nga Euronews Albania, thuhet se është provuar se mjeku Metaliu i ka marrë një shumë prej 6 mijë lekësh të reja një pacienti për kryerjen e skanerit. Mjeku në bisedën me pacientin i është shprehur se zakonisht ryshfeti që marrin për një shërbim të tillë është 12500 lekë të reja, por që për pacientin në fjalë do t’i bënte nder dhe skaneri do të kryhej kundrejt një shume prej 6000-7000 lekë të reja.

Nga përgjimet ambientale të kryera në ambientet e policisë së Tiranës, dy mjekët bisedojnë në momentin që janë vetëm për atë që i ndodhi.

Imazheri Astrit Masnaku akuzon mjekun Metaliu për rënien në prangat e policisë, pasi ishte ky i fundit i cili bëri pazaraet me pacientin për t’i marrë 6 mijë lekë të reja për kryerjen e skanerit.

Pjesë nga dosja:

Në procesverbalin e transëkriptit të bisedës ambientale të zhvilluar në Drejtorinë Vendore Të Policisë Tiranë më datë 02.02.2023 ora 12:45 mes shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Masnakut rezulton:

Astriti-Nazmiut: A e di çfarë ke bërë ti?

Nazmiu: Kam pushkatuar veten, të kam pushkatuar dhe ty.

Astriti: Ne sikur t’ia bëjmë vetes është tjetër histori, por me ia bërë shokut….

Nazmiu: Pse dua unë me ia bo vetes. Erdhi ai p***i nan*s që e pata bo para dy javësh dhe sa e bo tha, e i thashë…Paska qenë njeri i pabesë or burrë.

Astriti: Kjo është shoqëria mor burrë, kjo është me vra veten, me u var në litar, nuk ke çi bo o Naz.

Nazmiu: Më thoshte hajde me mu, me vra veten.

Astriti: As me fol nuk fol dot ma.

Nazmiu: Se mos ketë ndonjë djall këtë, mos fol, muti i samës erdh tek unë dhe më tha hajde mere një kafe, po lene i thashë unë, po çfarë plehre paska qenë.

Astriti: Po lene atë punë kanë ato sikur ne kemi punën tonë dhe ata kanë të veten. Ai është në rregull me veten, ai për atë punë ka dalë, s’ke pse e shan faji është i joni.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH