Showbiz

Kjo është arsyeja pse meshkujt duhet të hanë më shpesh kërpudha

Shkruar nga Liberale
Kjo është arsyeja pse meshkujt duhet të hanë më shpesh

Kërpudhat janë bimë. Nuk kanë klorofil. Kanë një mur qelizor të përbërë prej kitine. Kërpudhat shumëqelizore, zakonisht kanë formën e një ombrelle të vogël, që nuk bën lule e fara, por shumëzohet me spore.

Një studim japonez i Tohuku University, i botuar në revistën International Journal of Cancer, tregon se personat që konsumojnë në mënyrë periodike kërpudha, reduktojnë në mënyrë domethënëse rrezikun e kancerit në prostatë. Studimi tregoi në veçanti që kërpudhat reduktonin mundësinë këtij kanceri në personat 50 vjeçarë që hanin shumë mish dhe bulmet, por pak fruta dhe perime.

Një konsumim kërpudhe një ose dy herë në javë redukton sipas hulumtimit me 8 përqind rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të arrijë deri në 17 përqind.

Kanceri në prostatë është një nga më karakteristikët për gjininë mashkullore, statistikat flasin se çdo vit regjistrohen më shumë se 1 milion të sëmurë të ri në botë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH